Botë

Izraeli nuk tërhiqet nga Rafah, vendimi i Netanyahut kundërshtohet nga ShBA

By GAZETA SCANNER 1

March 31, 2024

Izraeli nuk tërhiqet nga vendimi i saj për të vazhduar një ofensivë në jug të gazës në Rafah ku strehohen më shumë se 1.5 milionë civilë palestinezë. Ky vendim është kundërshtuar fuqishëm nga shtetet e bashkuara të Amerikës, që në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje qeverise së udhëhequr nga Benjamin Netanjahu të mbrojë civilët të pafajshëm.

Për të folur në lidhje me këtë, zyrtarët e lartë amerikanë kanë njoftuar se do të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë me zyrtarët izraelitë. Uashingtoni kërkon një plan konkret nga Tel Aviv mbi operacionin edhe se si ata do të arrijnë të mbrojnë jetën e palestinezeve të zhvendosur.

Këta të fundit po përballen me mungesë të theksuar të ushqimeve dhe të ujit.

Ndërkohë, një automjet i Kombeve të Bashkuara u godit në Libanin jugor nga një sulm me dron të shtunën në mëngjes.  Forcat e Mbrojtjes të Izraelit mohuan përfshirjen në këtë sulm.

“Në kundërshtim me raportimet, forcat izraelite nuk goditën automjetin e ndihmave.”

Organizata e kombeve të bashkuare ka akuzuar izaelin se ka mbajtur afro 30 për qind të misioneve të ndihmës për të arritur në veri të Gazës. Kjo zonë është shkatërruar thuajse totalisht nga bombardimet.

OKB-ja ka paralajmëruar prej kohësh se nuk po arrin ndihma e mjaftueshme në Gaza, duke shkaktuar paralajmërime për një zi buke.