Kandidatja pêr deputete nga NISMA, ish-deputetja Xhevahire Izmaku, ka dalë me një postim, pas zyrtarizimin të kandidatures së saj NISMA, raporton Scanner.
Duke falënderuar ata që e kanë mbështetur ndër vite, Izmaku ka thënë tani se me një vizion të ri dhe me mbështetjen e një subjekti të ndryshëm politik, që buron nga përkushtimi dhe ideali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate, po e bëj këtë hap të ri.
Postimi i plotë:
Të dashur miq të vjetër dhe të rinj,
Të dashur familjarë!
Sot, pas një pauze pesëvjeçare, rikthehem me emocion dhe përkushtim si kandidate për deputete.
Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë, që për tri mandate të jem zëri Juaj në Kuvend, dhe tani, me një vizion të ri dhe me mbështetjen e një subjekti të ndryshëm politik, që buron nga përkushtimi dhe ideali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate, po e bëj këtë hap të ri.
Besimi im është i lidhur thellë me vlerat dhe vizionin e liderit Fatmir Limaj, një njeri që ka lënë gjurmë të mëdha në zhvillimin e vendit, duke realizuar projekte madhore infrastrukturore, për të përmirësuar jetën e secilit prej nesh.
Ky përkushtim dhe kjo udhëheqje, më frymëzojnë të jap më të mirën për Ju dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.
Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj ndër vite.
Me zemër dhe me vullnet të palëkundur, shpresoj të ecim përpara së bashku, duke ndërtuar një të ardhme të denjë për ne dhe për brezat që vijnë!
Me përulësi: E juaja: Xheva