Muajt e pushtimit rus kanë qenë shumë të vështira për banorët në qytetin ukrainas Izium, i cili ndodhet në rajonin e Kharkivit. Forcat ruse toruruan shumë njerëz, pa dallim, ushtarë a civilë. Disa prej tyre rrëfejnë torturat e rënda që kanë përjetuar.
Izium, ushtarët ukrainas tregojnë torturat që kanë kaluarNë Izium, një qytet që aktualisht është nën kontrollin e Kievit, forcat ruse torturuan mjaft njerëz, mes tyre ushtarë e civilë. Bazuar në rrëfimet e banorëve, në qytet janë zbuluar dhjetë vende ky kryeshin tortura.
Ish-ushtari Mykola Mosyakyn thotë se një klinikë mjekësore ishte kthyer në një vend ku ai dhe shumë të tjerë u torturuan.
“Këtu më torturuan me rrymë elektrike. Këtu na rrahën”, tregon ish ushtari.
Kur forcat ukrainase rimorën qytetin e Iziumit, ata zbuluan me qindra varre. Shumë prej viktimave ishin torturuar më parë.
“Më kanë prangosur e varur. Më kanë rrahur me shkopinj, e më kanë fikur cigaren në trup. Më detyronin të kërceja. Më pas më mbuluan fytyrën me një rrobë dhe më hidhin ujë. Më goditën me rrymë elektrike”, tregon ish ushtari, banues në Izium.
Andriy Kotsar u kap menjëherë pasi iu bashkua ushtrisë ukrainase, dhe gjithashtu kaloi kohë një nga vendet që përdoreshin për tortura në këtë qytet.
“Ata më godisnin në veshka dhe në shpinë. Ata përpiqeshin të mos më linin shenja”, tregon i riu.
Ushtarët rusë i morën pasaportën dhe letërnjoftimin ushtarak dhe e lanë të largohej. Ai u vendos në një kishë, ku ishin strehuar edhe rreth 100 njerëz të tjerë, duke përfshirë 40 fëmijë.
Ivan Shabelnyk, i cili jetonte në Izium, u largua nga shtëpia me një mik më 23 mars për të prerë dru në mal.
Ata nuk u kthyen më kurrë. Ludmila Shabelnyk arriti ta identifikojë djalin e saj nga rrobat që kishte veshur. Forcat ruse i kishin toruturuar dhe i kishin hedhur në një varr masiv.
“Dikush më tha se do ishte e vështirë ta identifikoja. Ishte lidhur dhe qëlluar nga afër. I kishin thyer brinjët dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar”, tregon Ludmila.
Nga vendvarrimi masiv që u gjet në një pyll në këtë qytet, të paktën 30 nga 447 trupat e gjetur, kishin shenja të dukshme torturash, duar të lidhura, plagë me armë shkaktuar nga një distancë e afërt, plagë me thikë e gjymtyrë të thyera, sipas prokurorisë së rajonit të Kharkivit.
Iziumi ishte nën pushtimin rus për gati gjashtë muaj. Që nga sulmi rus ndaj Ukrainës, qyteti ishte në shënjestër të pothuajse 500 sulmeve ajrore. Ai u sulmua nga ajri më shumë se çdo qytet tjetër në Ukrainë. 90 për qind e qytetit ëshPtë shkatërruar.