Rozë

Iu fshi kënga nga ish-menaxheri, Tayna: Prindin s’e kam mirë, a i tuten Zotit këta njerëz?

By GAZETA SCANNER 1

June 20, 2024

Reperja e njohur, Tayna, ka reaguar sërish sot për këngën e cila u fshi nga kanali i saj i ri zyrtar në Youtube.

Projekti i ri muzikor u hoq nga ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli, me të cilin pati edhe replika në rrjete sociale, se kush ka të drejtë.

Para pak minutave, artistja tha se ka shpenzuar shumë për projektin që e riktheu pas disa muajsh, e nga i cili nuk ka fituar asgjë.

“Është shumë e vështirë me qenë grua në këtë planet e sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di çka të them tjetër, veç ai tuten Zotit këta njerëz?”, ka shkruar ndër të tjera reperja.

Më poshtë postimit i plotë: