BotëKoronavirusi

Italia vazhdon me numër rekord infektimesh


Italia vazhdon të ketë rritje shumë të madhe të numrit të personave të infektuar me koronavirus prej disa ditësh dhe shifrat tashmë kanë arritur në nivele rekord.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u kryen mbi 160 mijë tamponë prej të cilëve 10,925 rezultuan pozitivë, shifër kjo më e madhe dhe nga 10,010 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu u regjistruan edhe 47 viktima, duke e çuar në 36 mijë e 474 humbje jetësh që nga fillimi i pandemisë.

Rajonet me më së shumti infektime në 24 orët e fundit ishin Lombardia me 2664 raste, Kampanja me 1410 dhe Lazio me 994.