Botë

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketa Storm Shadow

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, sipas mediave në vendin fqinj.

Furnizimi i Ukrainës me këto raketa do të jetë pjesë e pakos të nëntë ushtarake italiane, që pritet të dorëzohet në fund të këtij muaji.

Ministria italiane e Mbrojtjes, nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këto informacione.

Në anën tjetër, Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë ka njoftuar se Roma planifikon të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Tajani ka konfirmuar se qeveria italiane po përgatitet për një pako tjetër ushtarake, e cila për dallim nga më parë do të jetë konfidenciale – duke mos zbuluar se çfarë do të përmbajë pakoja.