9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Italia përfshihet në dialog, i fton liderët e Ballkanit në Romë për takim

- Advertisement -

Kryediplomati italian, Antonio Tajani, i cili po qëndron në një vizite zyrtare në Kosovë, ka deklaruar se nuk dëshiron që lufta të ndodh sërish, pas tensioneve dhe zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe Bruksel.

“Nuk dua që lufta të ndodh sërish. Të njëjtin fjalim e kam thënë edhe në Serbi. Që nga dita e parë, Kurtin që do ta takoj më vonë për t’i thënë se ne jemi të angazhuar për ta siguruar paqen. Punojmë së bashku. Të njëjtën gjë e kam thënë edhe në Serbi”, tha ai në një konferencë të përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Shwarz.

Sipas tij, qëllimi është që zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

“Jam optimist që në këtë rajon të kthehet prosperiteti, rritja ekonomike dhe të ketë paqe. Kjo vizitë s’është e rastësishme. Dua të që ky të jetë një mesazh për t’iu thënë se ne jemi këtu për ju, jemi në dispozicionin tuaj që mund të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve. Jemi këtu për të gjetur një zgjedhje”, shtoi Tajani.

Madje, ai tha se po planifikojnë që ta organizojnë një takim në Romë, duke treguar edhe kështu dedikimin e Italisë ndaj rajonit të Ballkanit.

Rrjedhimisht, ai kërkoi rezultate të mira nga dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa njoftoi se do t’i ftojnë për takim përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Po mendojmë që ta organizojmë në Romë një ngjarje që do t’i dedikohet Ballkanit ku do t’i ftojmë përfaqësuesit e Ballkanit që të sjellë rezultate të mira. Jam optimist dhe do të jem optimist.  Ky është një sinjal i madh i Italisë për të zgjedhur problemet. Jemi vënë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për të bërë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet. Jemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të përforcuar zhvillimin konkret të marrëdhënieve ekonomike”, theksoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit