Botë

Italia dhe Banka Afrikane e Zhvillimit nënshkruajnë marrëveshjen 420 milionë dollarëshe

By GAZETA SCANNER 1

December 06, 2024

Italia dhe Banka Afrikane e Zhvillimit (AfDB) nënshkruan një marrëveshje bashkëfinancimi prej 420 milionë dollarësh, e cila ka për qëllim mbështetje për projekte zhvillimi në Afrikë.

Marrëveshja do t’i mundësojë Italisë të bashkëpunojë me AfDB-në ) për të promovuar financimin e klimës, bujqësinë e qëndrueshme, arsimin dhe asistencën teknike, tha nënkryetarja e AfDB për financa, Hassatou Diop N’Sele.

Marrëveshja, e nënshkruar gjatë Forumit të Investimeve të AfDB-së është pjesë e planit Mattei të Italisë prej 6 miliardë eurosh për të stimuluar zhvillimin afrikan.

Kjo marrëveshje thekson angazhimin e vazhdueshëm të Italisë për të mbështetur vendet afrikane në arritjen e qëllimeve të tyre të zhvillimit dhe përputhet me përpjekjet ndërkombëtare për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve afrikane dhe institucioneve financiare globale. Fondet do të përdoren për të adresuar sfida të ndryshme, duke përfshirë përmirësimin e aksesit në energji, infrastrukturën e transportit dhe përforcimin e qëndrueshmërisë së komuniteteve të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.