Botë

Itali: I vrau nënën dhe vëllanë, 17-vjeçari ia merr jetën babait

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2024

“Ejani se kam vrarë babanë”, ishte telefonata që vuri në lëvizje policinë italiane, kur një 17-vjeçar pohoi se kishte ekzekutuar të atin.

La Republicca raporton se i mituri ka kryer krimin si shenjë hakmarrjeje pasi i ati vrau vëllanë e tij vetëm 12 vjeç dhe mamanë. Pasi gjeti autorin me thikë në dorën pranë kufomave, 17-vjeçari ka qëlluar disa herë me thikë babanë, duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë raportohet në Paderno Dugnano të Milanos. I riu u shoqërua nga policia për të dëshmuar për ngjarjen e rëndë dhe për të rindërtuar skenën e krimit.

51-vjeçar, Fabio C., që të shtunën festoi ditëlindjen, vrau gruan e tij 48-vjeçare Daniela A., ghe djalin 12-vjeçar Lorenzo, në rrethana ende të paqarta.