BotëKoronavirusi

Itali, 78 viktima dhe 397 raste të reja në 24 orë

Italia vijon të shënojë ulje të ndjeshme të numrit të viktimave të krijuar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 78 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 32,955.

Ndërsa është ulur dhe numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ku këtë të martë u rrit me 397. Gjithsej numërohen 230,555 të infektuar në të gjithë vendin.

Numri pozitivë aktual me COVID-19 është 52,942 ku shumica janë të shtruar në spital. 521 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Numri total i të shëruarve është 144,658. Deri më tani në të gjithë Italinë janë kryer 3,539,927 tampone.