Sport

Istogu kampion i Kosovës në hendboll

By GAZETA SCANNER 1

May 24, 2023

Istogu është kampion i Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë të finalees. Hendbollistet istogase edhe në ndeshjen e dytë janë treguar më të shkathëta se sa ato vushtrriase.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 35:28.

Istogu e nisi herët shkëputjen. Në pjesën e dytë epërsia e istogaseve ishte vazhdimisht e lartë. Hendbollistet kryesisht të reja të Vushtrrisë kanë bërë përpjekje maksimale, por cilësia ishte në anën e mysafireve nga Istogu.

Tainara Luna Goncalves ishte më efikasja tek Istogu me tetë gola. Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica, ndërsa pesë i shënoi Dayane Pires Da Rocha. Kontribut kanë dhënë të gjitha hendbollistet. Te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi dhjetë gola. Shtatë i kishte Agnesa Hysa e pesë Gentiana Basholli.

Për Istogun është titulli i tretë i kampionit në histori dhe i dyti rresht. /RTK/