Lajme

Ismaili merr pjesë në 30-vjetorin e themelimit të paraleles së Medresesë Alauddin në Gjilan

By GAZETA SCANNER

December 23, 2024

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, me numrin 41, Besa Ismaili, ka thënë se sot në Gjilanin e nënë Hatixhesë dhe Mulla Idriz Gjilanit, u shënua 30-vjetori i themelimit të paraleles së Medresesë Alauddin në Gjilan.

“Regjioni i Gjilanit ka bashkërrugëtuar me këtë vatër të dijes me shekuj, përkundër represioneve të pushteteve të ndryshme që synonin shkëputjen e saj. Në konakun e koordinatorës së kësaj paraleleje, znj. Merita Boroci-Rahimi , nxënësit dhe nxënëset e Gjilanit e kanë mundësinë e artë, që nën lidershipin e kësaj gruaje që ka vullnetin e hekurt për të sjellë mundësitë më të mira të mësimnxënies, të arsimojnë gjenerata në frymën e traditës historike të Anamoravës për din dhe vatan”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.