Ballina

Ismaili i PDK-së parashikon se do të ketë zgjedhje të parakohshme: Ne do të dalim shumë mirë, VV-ja dobët

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka deklaruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai në“Blic” ka përmendur se një gjë të tillë e ka thënë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, dhe sipas tij, kjo po ndodhë pasi “edhe VV-ja e ka kuptuar që nuk ka suksese”.

“Unë mendoj se ka me pas zgjedhje të parakohshme, nuk do të shkojë mandati deri në fund. Edhe zoti Konjufca deklaroi se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe kjo tregon se edhe brenda ka pakënaqësi për mënyrën e qeverisjes, se nuk është problemi tek numrat se ata numrat i kanë. Pse ata po kërkojnë zgjedhje të parakohshme sepse edhe ata vetë e kuptojnë se nuk kanë suksese me të cilat munden t’iu thonë njerzve jemi në gjysëm të projektit dhe na duhet der në fund mandati.” – citohet se ka thënë ai.

Veç kësaj, Ismaili ka parashikuar se PDK-ja do të ketë rezultat të mirë, e VV-ja shumë më të dobër se çka pret.

“Ne si PDK kemi me pas rezultat shumë më të mirë, ndërsa LVV-ja një rezultat jashtëzakonisht më të dobët se çka pret. Gara do të jetë shumë interesante.” – është shprehur ai.