Lajme

Islami: Qëndrimi i LDK-së ndaj UÇK-së erdhi duke u ashpërsuar

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, në “Debat Plus” ka thënë se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vinte duke u ashpërsuar.

“Qëndrimi i LDK-së ndaj UÇK-së erdh duke u ashpërsuar, kishte shumë deklarata të cilat binin ndesh me atë frymën që ekzistonte te një pjesë e Lëvizjes”, ka thënë Islami.

Islami ka thënë se LDK-ja është një “shndërrim interesant” i konglomeratit politik që ka ekzistuar në Kosovë në vitet 1988-89.

“Sepse befasisht të gjithë anëtarët e Lidhjes Komuniste të Kosovës dolën anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Akti i shndërrimit nuk është asnjëherë një ‘hop’ dhe duke qenë se këto vinin nga Lidhja Komuniste e Kosovës, këto shpallen si moto të nacionalizmit, kishte një kontradiktë të madhe mes tyre”, ka shtuar ish-kreu i LPK-së.