Lajme

Islami: Në Kosovë ka njerëz që i shërbyen me besnikëri regjimit serb

By GAZETA SCANNER 1

August 09, 2023

Ish-kreu i Lëvizjes Popullore së Kosovës, Bedri Islami, në “Debat Plus” ka thënë se në Kosovë ka pasur njerëz që i kanë shërbyer regjimit serb.

“Duhet të jemi real, në Kosovë vazhdon të ketë ende njerëz që i kanë shërbyer me besnikëri regjimit serb ,…që punojnë në mënyrë jo të hapur natyrisht”, ka thënë Islami.

Gjatë këtij emisioni, ish-kreu i LPK-së ka thënë se ShIK është krijuar me kërkesën dhe këmbënguljen e amerikanëve.

“ShIK u krijua me kërkesën dhe këmbënguljen e amerikanëve”, ka thënë ai.