Lajme

Ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, arrestohet i kërkuari në Kamenicë

By GAZETA SCANNER 1

February 12, 2024

Të dielën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, policia në Kamenicë ka arrestuar personin S.D, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy vite e gjashtë muaj burgim për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave