Lajme

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, në kohën e sulmit në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, ka thënë se ishte mesazhi që dëgjoi nga ta.

Ajo ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës. Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar edhe fotografi me ta.