Sport

Ish-ylli i Arsenalit me fjalë të mëdha për Albion Rrahmanin

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Drejtori sportiv i Spartës së Pragës, Thomas Rosicky, ka dhënë fjalë të mëdha për sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani.

Rrahmani u transferua këtë muaj për pesë milionë euro te gjiganti i Çekisë, dhe ish-mesfushori i Arsenalit dhe Borussia Dortmundit ka pritshmëri të mëdha për 23-vjeçarin.

“Albioni ka potencial të madh që të vazhdojë të zhvillohet në moshën e tij”, ka thënë Rosicky sipas llogarisë së Spartës së Pragës në X.

“Ai mund të jetë shumë i dobishëm, ashtu si e dëshmojnë statistikat në dy stinorët e fundit”.