Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së thotë se trajtimi i vlerave të luftës është në nivelin më të ulët

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2024

Ish-ushtari i UÇK-së në Brigadën “138”, Isni Berisha, ka thënë se trajtimi i vlerave të luftës është në nivelin më të ulët.

Ai ka thënë se pjestarët e UÇK-së, që tri vjet janë pa proteza e veteraët jetojnë më 170 euru, duke mos pas të drejtë pune.

“Trajtimi i vleravë të luftës nuk është në nivelin e duhur. Janë në nivelin më të ulët që trajtohen dhe vlerësohen pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Pjestarët e UÇK-së që tri vjet s’kanë pas proteza, veteranët jetojnë më 170 euro dhe u mohet e drejta e punës, cka do më padrejtësi të madhe, ushtarët e UÇK-së gjykohen në Hagë, ne e dimë kush u kanë agresori”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Ndryshe shoqatat e dala nga lufta në vazhdimësi kanë shprehur paknaqësi ndaj kujdesit të tyre.

Ai ka rrëfyer edhe për Betjeën e Kosharës, dhe rënien e komandnadtin Agim Ramadani.