Lajme

Ish-ushtaraku: Ushqimi për ushtarët e FSK-së duhet të bëhet në kazerma

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Ish-ushtaraku Ismet Ibishi është shprehur se bartja e ushqimit nga institucionet tjera, për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e patolerueshme.

“E patolerueshme të ndodh një gjë e tillë, e pa imagjinueshme, uroj që kjo të mos përseritet, është elementare por është e rëndësishme për FSK-në, duhet të ketë një siguri të lartë për ata ku gjithmonë aplikohen kuzhinat brenda institucionit, kurrsesi në institucione tjera e të bartet me njerëz që nuk i takojnë atij institucioni për shkak rrezikshmërisë të helmimeve,” ka thënë Ibishi në Rtv Dukagjini.

Ibishi shtoi se FSK-ja, duhet të ketë kuzhinën e saj mobile pasi sipas tij “mund të ketë luftë apo eskalimi i situatës, menjëherë kuzhinat funksionojnë ku organizojnë ushqim të sigurt”.