Sport

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare pranë kalimit te klubi italian

By GAZETA SCANNER 1

April 22, 2024

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Udinese deri në përfundim të këtij sezoni.

Sipas mediave italiane, klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.

Reja mund ta nisë punën në krye të “Bardhezinjve”, më ndeshjen kundër Roma, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka, në fushën e blertë.

Klubi i Udinese renditet momentalisht në vend të 17-të me 28 pikë, pra gjendet pranë zonës së rrezikut.