Botë

Ish-polici amerikan dënohet me 40 vjet burgim për torturim të dy burrave me ngjyrë

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Një ish-oficer policor në Mississippi të Shteteve të Bashkuara është dënuar me 40 vite burgim për torturimin e dy burrave me ngjyrë në një shtëpi.

Christian Dedmon, 29 vjeç, është njëri nga gjashtë oficerët e dënuar për sulmin që kishte ndodhur më 24 janar 2023, raporton televizioni BBC.

Tre ish-oficerë të tjerë janë dënuar me gjithsej më shumë se 54 vite burgim për këtë rast. Michael Jenkins dhe Eddie Parker ishin rrahur, ishin sulmuar me armë shoku dhe seksualisht nga oficerët.

Në gjykatë, Jenkinsi tha se Dedmoni ishte “më i ligu” nga të gjithë sulmuesit. Deklarata e tij u lexua nga avokati.

“Polici Dedmon është shembulli më i keq i një oficeri policor në Shtetet e Bashkuara” – tha Jenkinsi.

Ai ende ka vështirësi në të folur, pasi ishte qëlluar me armë në gojë si pjesë e një shakaje me ekzekutim gjatë përplasjes.

Oficerët po i përgjigjeshin një thirrjeje në distriktin Rankin të Braxton-it, gjatë së cilës një fiqnj kishte raportuar se kishte parë sjellje të dyshimtë dhe burra me ngjyrë duke qëndruar në shtëpinë e një gruaje.

Jenkinsi dhe Parkeri ishin prangosur, ishin rrahur dhe ishin tallur me sharje racore gjatë një sulmi që kishte zgjatur një orë e gjysmë.