Skuadra e Lirisë ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur turk, Nedim Yigit, i cili do ta udhëheq klubin e njohur kosovar në edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.
Këtë e raportuam ekskluzivisht, teksa para pak minutash, FC Liria e zyrtarizoi në faqen zyrtare të Facebook.
Ja njoftimi i klubit:
“Bomba e ditës NEDIM YIGIT trajner i Lirisë Trajneri me përvojë të madhe në futbollin turk, i ka thënë po ofertës së klubit Liria. “Ai, tashmë zyrtarishtë do të jetë kryetrajner i Lirisë.Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit”, ka thënë Valon Osmani, menagjer i Lirisë. Vetë trajneri Ygit, është shprehur i kënaqur që mori drejtimin e skuadrës. ” Do të bëjmë punë të mira.Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojm në nivele të larta”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës. Më poshtë ju sjellim CV- n e tij: Karrieren si trajner e ka nisur te ekipi Yozgatspor ne Ligën e 3-të edhe si trajner edhe si lojtar, në vitin 2003-2005.
2005-2006, ishte ndihmës trajner ne ekipin Zeytinbirnuspor në Ligën e 3-te. 2006-2007, trajner kryesor në ekipin Silivrispor në Ligen e 3-të. 2007-2008,ndihmës trajner në ekipin Galatasaray B. 2008-2010, kryetrajner në ekipin e Galatasaray U-21 si dhe shef i Akademisë së Galatasaray. 2011-2012, ndihmës trajner në ekipin e Gaziantepspor në Superligë. 2012-2014, drejtor i Akademisen Altinordu (akademia më e trofeshme dhe më e suksesshme në Turqi). 2014-2016, trajner kryesor në reprezentacionin e Turqis U-20. 2016-2018, ndihmës trajner në reprezentacionin e Turqis (ndihmës i Fatih Terim). 2018-2019, drejtor i Akademisë së Galatasaray. 2019-2023, drejtor i Akademisë së Basaksehir. Ndërkaq, vitn e fundit në Iskenderunspor trajner kryesor ne ligen e 3-te”, shkruan FC Liria