Ish-Miss-i dhe këngëtarja e njohur nga Kosova, Drenusha Latifi, ka bërë një rrëfim tronditës së fundmi, teksa ka treguar dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë. Ajo ka zbuluar edhe foto nga koha kur ishte dhunuar, foto “provë” këto që janë shqetësusese dhe tregojnë qartë pasojat e rrahjes nga ish-partneri Atilla Kardesh.
Fotografitë ajo i ka publikuar gjatë një intervistë për emisionin “Kosova Today”, intervista e dytë brenda pak ditësh, teksa publiku ka mbetur i surprizuar por sigurisht, edhe i tronditur nga ky rrëfim dhe nga pamjet. Bukuroshja nga Kosova ndër të tjera ka treguar edhe se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar ndaj saj, ndërsa ka bërë me dije se është në proces gjyqësor me të dhe janë divorcuar prej afro një viti. Ndër të tjera ajo ka pohuar:
“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psiqike asnjëherë nuk kalon.”