Lajme

Ish-ministri i Mbrojtjes ka një mesazh për qeverinë dhe diplomacinë e Kosovës

By GAZETA SCANNER

September 08, 2024

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar që Kosova të veprojë me vigjilencë ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ndjekë rrugën në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

“Në këto kohëra të ndërlikuara, shqiptarët në Kosovë dhe rajon duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përzihen me interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan. Këto vende nuk e kanë për synim mirëqenien tonë, por ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike. Rruga jonë është e qartë – të kultivojmë dhe forcojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, partnerë që kanë qenë gjithmonë përkrah nesh në ditët më të vështira.”

“Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me vigjilencë dhe maturi ndaj zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Serbia, Rusia dhe Kina, përveç politikave zyrtare, po përdorin edhe kanalet e diplomacisë publike dhe ndikimin mbi qytetarët brenda Kosovës, qoftë serbë apo shqiptarë qe jan të shitur, për të shprehur pakënaqësi ndaj pushtetit dhe vendit tonë. Madje, ata po tentojnë të nxisin mosbindje ndaj qeverisë përmes lëvizjeve antifetare.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij: