Lajme

Ish-ministri Hoxhaj: Është në interes të vendit që kjo qeveri të largohet sa më shpejt

By GAZETA SCANNER 1

February 06, 2024

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj nuk po sheh asnjë rezultat të Qeverisë Kurti.

Hoxhaj ka theksuar se largimi sa më i shpejt i kësaj qeverie do të ishte në interes të vendit e të qytetarëve.

“Jam i bindur që sa më herët që largohet kjo qeveri do të ishte në interesit të vendit dhe të qytetarëve. Kam mirëkuptim nëse njerëzit e kanë votuar para 3-4 vitesh, por nuk kam mirëkuptim nëse edhe më tej besojnë që nëse ata shohin ndonjë rezultat unë nuk shoh ndonjë rezultat që e ka ofruar Qeveria Kurti. Por përtej asaj se kur mbahen zgjedhjet për mua është më e rëndësishme që çka pas zgjedhjeve, dhe me bindjen time të plotë vendi mund të kthehet në binar nëse opozita e sotme e ka një ofertë konkrete, politike”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Më tej, ai ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, do të jetë Memli Krasniqi.

Për Hoxhajn, Kosovës në pushtet i duhet një klasë politike e përgjegjshme.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur një traditë ku kryetari i partisë vazhdimisht ka qenë edhe kandidat për kryeministër, besoj që do të jetë njëjtë. Nëse më pyet mua personalisht problem këtë çështjen e dy autoriteteve brenda për brenda një subjekti politik. Unë çka mendoj që duhet të bëjë PDK është që me pas një frymë evropiane perëndimore në këtë vend, mos me la këtë vend me lëviz drejt një kulture politike kundër perëndimit se kjo do të kishte pasoja afatgjate. Së dyti duhet me pas një ofertë ku shtrohen tema të rëndësishme për qytetarin si ekonomia, arsimi. Dhe së treti Kosova ka nevojë për një klasë politike të përgjegjshme”, ka shtuar ai.