Lajme

Ish-kryetari i Apelit: Albulena Haxhiu po sillet si militante e jo si ministre

By GAZETA SCANNER 1

July 23, 2024

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka kritikuar Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Shala tha se Haxhiu duhet të merret me punët e rëndësishme që i ka brenda kompetencave të saj e jo të sillet “si militante”.

“Haxhiu më shumë po deklarohet si militante e VV-së se si ministre e Drejtësisë, po do me përfundu mandatin e s’po do me kuptu që është ministre jo militante. Ajo shumë më mirë është me u marrë me tri pozitat, burgjet apo SHKK me u marrë me këto probleme, që dy apo tri here u djeg IML, dhe për ligjet me i hartu cilësore, ato po ia kthen Kushtetuesja. Më mirë të merret me kompetencat e veta se me deklarata politike”, u shpreh ai.

Sipas Shalës, Haxhiu nuk po i kryen në mënyrë të duhur detyrat që i përkasin. Ai i përmendi ikjet e fundit nga burgjet e Kosovës, e që sipas tij, janë përgjegjësi e Ministrisë që Haxhiu e drejton.