Ballina

Ish-kryeministri Çeku: Kosova nuk po bën mjaftueshëm për krerët e UÇK-së në Hagë

By GAZETA SCANNER 1

February 18, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka rrëfyer në emisionin “Kendiv” për periudhën dhe punën që është bërë para pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se nuk ka gëzim më të madh se kjo ditë dhe se ndihet me fat që ka jetuar në kohën e pavarësisë dhe lirisë.

Por, ndërkohë shprehu keqardhje që kjo festë bëhet pa ata që kanë kontribuar shumë, e që gjenden në Hagë.

Në këtë pikë, sipas Çekut shteti duhet të bëjë shumë më shumë për këtë kauzë dhe ta rrëzoj, sipas tij, këtë aktakuzë.

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen tash e dy vjet e gjysmë në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.