4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ish-kryeministri: Asnjë problem nuk shkaktohet në buxhetin e shtetit nga plotësimi i kërkesës së SBASHK-ut

- Advertisement -

Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka thënë se asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kërkesës së SBASHK-ut në lidhje me dhënien e 100 eurove në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Kështu ka thënë Hoti përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të  mosrealizimit të projekteve kapitale dhe rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë, shkruan lajmi.net.

“SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”. Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:

SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”.

Në arsimin parauniversitar janë të punësuar 28,834 persona:

  • 23,033 mësimdhënës parauniversitar,
  • 3,276 personel ndihmës,
  • 919 personel edukativ në çerdhe,
  • 1,606 staf adminsitrativ.

Rrjedhimisht:

28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj.

Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.

Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit