Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, me thekst të veçantë në Kosovë.
Në një prononcim për “Frontonline”, Ramadani vlerësoi se rreziqet për incidente destabilizuese mbeten ende prezente në veri.
“Gjendja në Bosnjë duket serioze për shkak të rolit dhe planeve të Republikës Serbe, ndërsa në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit të brendshëm, kryesisht në veri. Situatën e sigurisë në Kosovë e ka marrë seriozisht NATO me faktin që ka rritur trupat luftarake. Prezenca e KFOR-it në veri është nivel të lartë dhe kjo zmbraps çfarëdo ideje të Serbisë për të hyrë me trupa ushtarake brenda Kosovës. Por, rreziqet për incidente destabilizuese mbeten prezentë”, thotë Ramadani.
Tutje, Ramadani ka theksuar se është fatkeqësi që Kosova po vuan nga marrëdhënia e luhatur me ShBA-në.
“Kosova do të duhej të ndërtojë veprimet e veta në qasje të përbashkët strategjike me SHBA dhe NATO. Derisa po flasim për tensione serioze në Ballkan, është fatkeqësi që Kosova veç po i vuan disa nga mungesat e mbrojtjes së pakushte Amerikane, për shkak të mungesës së qasjes së përbashkët në trajtimin strategjik të çështjeve”, thotë Ramadani