Botë

Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës qëllohet me armë zjarri në qendër të Madridit

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës në rajonin e Katalonjës është qëlluar me armë zjarri.

Alejo Vidal-Quadras, 78-vjeç u qëllua në zonën e njohur të Salamanca në qendër të Madridit. Mediat e huaja shkruajnë se është dërguar menjëherë në spital. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se policia ishte në kërkim të një motoçiklisti që mbante një helmetë të zezë, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes.

 Sakaq zona është rrethuar nga policia dhe po bëhen kontrolle për të zbuluar kush qëndron pas ngjarjes.