Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj e ka kritikuar gjykimin që po mbahet në Hagë ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve duke e quajtur një gjykim që më së paku është juridik.
Behramaj përmes një statusi ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale në vazhdimësi po e devijon të vërtetën e luftës së UÇK-së, duke tentuar të deformojë historinë.
Ai tha se populli i Kosovës ka jetuar një të vërtetë tjetër gjatë luftës së fundit, dhe kjo e vërtetë do e shpartallojë aktakuzën ndaj ish komandantëve të UÇK-së.
Postimi i plotë i Behramajt:
Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Beteja në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar.