Lajme

Ish-inspektori i AKI-së për hapjen e Urës së Ibrit: Simbolizon kontrollin e shtetit në veri

By GAZETA SCANNER 1

August 02, 2024

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do të simbolizonte kontrollin e shtetit mbi veriun.

Nëse nuk ndodh hapja e Urës së Ibrit, të cilën e kanë kundërshtuar partnerët e Kosovës, do të zbehen përpjekjet për ndryshim sadopak pozitiv në veri, ka thënë Ramadani në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale.

“Zbrapsja nga vendimmarrja për Hapjen e Urës tregon brishtësi”, tha ai. “Hapja e Urës është dëshmia simbolike e kontrollit në veri”.

“Aktivitetet e deritashme, kryesisht policore, kanë qetësuar sadopak situatën në veri. Veprimet shtetërore marrin kulmin simbolik me hapjen e Urës së Ibrit. Prandaj, hapja e Urës është dëshmia simbolike për kontrollin e veriut”, u shpreh Ramadani.