Lajme

Ish-guvernatori i BQK-së: Shqetësuese rritja e kredive familjare, rritja ekonomike 3.9 për qind e pamjaftueshme

By GAZETA SCANNER 1

October 06, 2024

Rritja ekonomike prej 3.9% është e pamjaftueshme, ka vlerësuar ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili gjënë më shqetësuese e quajti rritjesn e kredive familjare.

“Vlera e lartë e kredive është një prej atyre indikatorëve që tregon që individ, kompanitë janë duke pasur vështirësi, ose nëse flasim për individ janë duke pasur familjet. Kryesisht flasim për kredi familjarë. Në kuadër të kredive që kanë rritje 15 për qind, vetëm kredit familjare shënojnë rritje diku rreth 20 për qind. Tregon që familjet në Kosovë janë duke pasur vështirësi me kaluar nga muaji në muaj me pagat të cilat i kanë. Për këtë arsye obligohen që të marrin kredi të ndryshme për t’i tejkaluar problemet e sfidat që i kanë në familjet e tyre”, deklaroi Mehmeti për Ekonomia Online.