9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Ish-gazetari kosovar: Në Kosovë është situatë sikurse para trazirave të marsit 2004

- Advertisement -

Ish-gazetari Izedin Krasniqi ka thënë se vendi gjendet në një situatë sikurse para trazirave të marsit të vitit 2004.

“Do të duhej një strategji bashkëpunimi edhe me faktorin ndërkombëtar edhe me serbët lokalë për të mos rënë në kurthin sikur në trazirat e marsit, kur kam raportuar në atë periudhë. Kështu ka qenë një periudhë e status quo-së, një periudhë e frustrimit dhe mosbesimi rreth zgjidhjes finale dhe janë aktivizuar forca të ndryshme”, ka thënë Krasniqi në Info Magazinë, duke shtuar se “për fat të keq krejt ka shkuar në drejtimin e gabuar, me sulm ndaj minoriteteve, me prishjen e raporteve me ndërkombëtarët”. Prandaj, sipas tij, duhet të evitohen këso lloj rreziqesh

Krasniqi tha se për 23 vjet mungon mirëbesimi në Mitrovicë.

“Qysh prej vitit 1999 kemi pasur situata dramatike. Qysh më 16-17 qershor 1999 në njëfarë mënyre është rivendosur një kufi etnik, një kufi ndarës dhe prej asaj periudhe dhe në gjithë këto zhvillime 23 vjeçare, gjithmonë ka pasur situata dramatike dhe situata më të qeta, por gjithmonë ka qenë një ndjesi e mosbesimit, e ndarjes etnike dhe herë është menaxhuar më mirë, herë ka pasur situata më të rrezikshme”, ka shtuar ai në KlanKosova.

Ai tha se s’duhet harruar se serbët në veriun e vendit, janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kanë në një presion të jashtëzakonshëm nga Qeveria e Serbisë dhe strukturat kriminale. Andaj, sipas tij, dëgjimi i zërit të tyre do të ishte një qasje e duhur

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit