Rozë

Ish-fituesi i Big Brother martohet me këngëtaren shqiptare

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

Fituesi i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj i ka propozuar për martesë partneres së ti, këngëtares Frosina Muji.

Ka qenë Frosina ajo që ka postuar foto ku tregon unazën dhe zbulon se Veseli i ka propozuar në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

“Ai më kërkoi të jem e tij përgjithmonë në majë të botës”, shkruan Frosina.

Veseli dhe Frosina e bënë publike lidhjen vitin e kaluar përmes një postimi në rrjete sociale.