Prej muajsh, rrjetet sociale janë kthyer në një arenë akuzash e ofendimesh mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortit të saj Aleksander Varfaj.
Ky i fundit ka thënë se prej një viti nuk ka takuar të bijën dhe për këtë akuzat bien drejëpërdrejt mbi ish-bashkëshorten e tij, Rudina Dembacaj.
Por çështja nuk mbetet vetëm në kuadër të rrjetve sociale. AlbEu.com bën me dije se Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti kanë përfunduar në gjyq ku janë përballur më njëri-tjetrin para drejtësisë. Nuk dihet ende se cila është pala paditëse, por aktorja Rudina është parë mjaft e tensionuar në ambientet e gjykatës ku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mark Frroku.
Kujtojmë se pas divorcit, marrëdhënia e Rudinës dhe Aleksit ishte mjaft e mirë. Të dy pranonin se për hirë të vajzës së tyre, Viktorias do të ruanin raporte të mira, e madje ish çifti kalonin edhe fundjava bashkë. Por nuk dihet çfarë ndodhi me vitet dhe duket se dyshja janë kthyer në “armiq”.
Kujtojmë që para disa vitesh Rudina, ishte e fejuara e Eduart Grishaj i cili tani është bashkëshorti i Arbana Osmanit.