Lajme

Ish-deputeti i PDK-së: Kosova po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin tonë

By GAZETA SCANNER 1

August 31, 2024

Ish deputeti në Kuvendin e Kosovës, Rrustem Mustafa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Mustafa ka përmendur faktin se Kosova ka detyrë që të vë kontrollin ligjor në gjithë vendin.

“Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione kundër institucioneve të paligjshme të kriju ata nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat ilegale të ndërtuar nga Serbia për të bërë Kosovën jo funksionale, Kosova duke pasur parasysh ndjeshmërin që është krijuar deri sot, me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash ai.

Normalizimi në Veri të Kosovës, Kosova ka detyrë që të vë kontrollin ligjor në gjithë vendin, besoj se të gjithë po mësohen me këtë normalitet dhe duhet uruar veprimet e mira që po na vinë me vensosjen e rendit dhe ligjit.

Policia e Kosovës ka zhvilluar operacione kundër institucioneve të paligjshme të kriju ata nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat ilegale të ndërtuar nga Serbia për të bërë Kosovën jo funksionale, Kosova duke pasur parasysh ndjeshmërin që është krijuar deri sot, me maturi dhe vendosmëri po mbyllë ciklin e involvimit të Serbisë në territorin e Kosovës.