Lajme

Ish-deputeti Berisha: “Srpska” zgjedhjet e ardhshme do t’i ketë 17 deputetë

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankesën e tij për orkestrim votash nga Lista Serbe do të ketë pasoja në të ardhmen.

Berisha në një intervistë për Indoks, ka thënë se Lista Serbe në zgjedhjet e ardhshme do të t’i ketë 17 deputetë, e që sipas Berishës ky është “rreziku më i madh” i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Berisha ishte ankuar në Kushtetuese duke pretenduar se Lista Serbe ka detyruar qytetarët serbë që të votojnë për kanidatin e Romani Iniciativa, për ta bërë një deputet nga ajo parti dhe për ta kontrolluar më pas.

Megjithatë Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim në favor të ankesës së Berishës duke konstatuar se vota është e lirë.