Lajme

Ish-asistenti special i Ronald Reagan-it mbështet “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë

By GAZETA SCANNER 1

March 10, 2024

Doug Bandow, ish-Asistenti Special i ish-Presidentit të ShBA-së, Ronald Reagan, në një artikull tejet të ashpër për nga tonet dhe germat të botuar në “American Conservative” ka trajtuar edhe idenë e “korrigjimin e kufirit” mes Kosovës dhe Serbisë, ide kjo që kishte qarkulluar vite më parë.

Bandow beson se një ide të tillë “duhet të gjejë edhe mbështetje ndërkombëtare” duke argumentuar se “statusi i serbëve etnikë në Kosovë ndez politikën si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “fiton pikë politike duke goditur serbët rebelë etnikë të veriut”, thotë Doug Bandow, teksa konstaton se “hiqi ata dhe politika e vendit të tij do të qetësohej”.

Vuçiq, gjatë luftës një nacionalist ekstrem etnik që ishte ministër i informacionit i Millosheviçit, është një oportunist që manipulon tensionet etnike. ‘Korrigjimi i kufijve’ do të minimizonte aftësinë dhe nxitjen e tij për të ngjallur antagonizëm ndaj Kosovës. Për më tepër, mbështetja e aleatëve për zhvendosjen e Mitrovicës së veriut në Serbi mund të shkëmbehej me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi”, ka shkruar më tej ai.