Ish- analisti i lartë në CIA David Kanin, tani Profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, duke komentuar fitoren e Donald Trump në SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe zhvillimet që mund të ndodhin në Ballkan dhe Kosovë, thotë se nuk pret që shkëmbimi i territoreve të kthehet si temë. Ose siç thotë ai, nuk do të kthehet në të njëtën mënyrë.
Sipas tij, palët në Prishtinë dhe Beogradi nuk pajtohen për këtë.
“Shkëmbimi i territoreve nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë si përpara, sepse aktorët kanë ndryshuar së paku njëri prej tyre. Marrëveshja është folur në kuadër të një pajtimi në mes të ish -Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe Vuçiqit të cilët I kanë besuar njëri-tjetrit. Problem është se mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk ka bashkëpunim. Ndaj besoj se marrëveshja mes tyre nuk ka gjasa”, thekson Kanin në një intervistë për Evropën e Lirë në gjuhën shqipe.
Sipas ish-zyrtarit të CIA’s tani SHBA’të mund t’i ndihmojnë politikat e Vuçiqit ndaj Kosovës pasi Kurti është një figurë shumë jo popullore jashtë vendit.
“Albin Kurti mund t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, por jashtë vendit është shumë jo popullor. Tani ai do të përballet me SHBA’të, të cilat mund të jenë të prira për ta ndihmuar Vuçiqin me politikat ndaj Kosovës”, thekson Kanin.
Profesori amerikan shton se Kosovës ka kohë që nuk po i shkojnë mirë punët në aspektin ndërkombëtar ndërsa pohon se kroatët mund t’i rinovojnë përpjekjet për një entitet të tretë dhe boshnjakët të dobësohen prej kësaj.
Me ndryshimin në SHBA, profesori amerikan konsi se “humbësit si gjithmonë janë klientët e Amerikës boshnjakët dhe kosovarët, por për këtë nuk duhet të fajësohet vetëm Trumpi”.
“Ne kemi 30 vjet që i detyrojmë boshnjakët dhe kosovarët të bëjnë lëshime ndaj kundërshtarëve të tyre qysh nga marrëveshja e Dejtonit”.