Zgjedhjet 2025

Isak Neziri në Bubavec të Malishevës: Ekonomia dhe afrimi i bizneseve kosovare me ato të diasporës janë synimi im dhe i PDK

By GAZETA SCANNER

January 05, 2025

“Ekonomia dhe afrimi i bizneseve kosovare me ato të diasporës janë synimi im dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, sepse kështu krijojmë mundësi dhe i mbajmë rininë në Kosovë. Bashkë ndërtojmë një të ardhme më të mirë!”.

Kështu është zotuar kandidati për deputet i PDK-së me numrin 99, Isak Neziri gjatë një bashkëbisedimi me banorët e fshatit Bubavec të Malishevës.

“Shtëpi më shtëpi e nga njëra odë në tjetrën, kudo mikpritje dhe përkrahje, sikurse e gjetëm sonte bashkë me kandidatët për deputetë në konakun e Adi Kryeziut në Bubavec. Ekonomia dhe afrimi i bizneseve kosovare me ato të diasporës janë synimi im dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, sepse kështu krijojmë mundësi dhe i mbajmë rininë në Kosovë. Bashkë ndërtojmë një të ardhme më të mirë! Bedri Hamza 1✅Isak Neziri 99 ✅”, ka shkruar Neziri në Facebook.