Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për deputet me numrin 99, Isak Neziri, ka thënë se është i bekuar nga mbështetja e miqve të cilët janë rreshtuar me vizionin e tij dhe të Bedri Hamzës.
Ai ka thënë se të gjithë së bashku do ta sjellin fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
“Bashkë me miqësinë vjen edhe përkrahja. Bashkë të gjithë e sjellim fitoren e PDK-së më 9 shkurt. I bekuar nga mbështetja e miqve në Drenas të cilët janë rreshtuar përkrah vizionit tim si deputet i ardhshëm dhe kryeministrit Bedri Hamza. #PDK131 #IsakNeziri99”, ka shkruar Neziri në Facebook.