Lajme

Ironizon Mushkolaj: Anej Ilir Metën, knej Liburn Aliun, luftë hibride

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Gazetari Imer Mushkolaj ka ironizuar me arrestimin e Ilir Metës në shqipëri e zgjerimin e hetimeve për Liburn Aliun, nën dyshimet për keqperdorimin e miliona eurove.

Mushkolaj ka përdorur termin me të cilin mbrohet pushteti “luftë hibride”, natyrisht duke u tallur.

Postimi i plotë:

“Anej arresto Ilir Metën, knej akuzo Liburn Aliun. Lufta hibride nryshe nuk osht” – ka shkruar Mushkolaj.