Lajme

Ironizon Mirena: Diku diku, qytetarët po kursejnë energjinë mesatarisht nga 10 orë në ditë, vetëm për motive patriotike

By GAZETA SCANNER

January 05, 2025

Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar me thirrjet e pushtetit për kursim të energjisë elektrike ndërsa shumë qytete përballen me reduktime të ashpra.

“Mos u ankoni kur e beni nje akt patriotik! Ane e mbane Kosoves ka rryme, por diku diku qytetaret po kursejne energjine mesatarisht nga 10 ore ne dite vetem per motive patriotike…”, ka shkruar Mirena në Facebook.