Deputetja e LDK’së Rrezarta Krasniqi ka ironizuar me fjalët e kryeministrit Kurti pasi tha se “më shumë qytetarë kthehen në Kosovë se sa që largohen”.
Krasniqi është shprehur në një postim në Facebook se kryeministri nuk po gënjen për toke por edhe për hava.
“Fluturojnë, fluturojnë rrenat e Kurtit. Ai nuk po gënjen veç për toke por edhe për hava…”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Fluturojnë, fluturojnë rrenat e Kurtit. Ai nuk po gënjen veç për toke por edhe për hava. Po thotë se në qeverisjen e tij “më shumë qytetarë kthehen në Kosovë se sa që largohen”. Definitivisht, rrena dhe Kurti kanë një marrëdhënie të përhershme.