4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Irina Shayk dhe Bradley Cooper po përgatiten të bëhen sërish prindër

- Advertisement -

Ish-çifti Irina Shayk dhe Bradley Cooper, duket se duan të shtojnë familjen dhe t’i japin vajzës së tyre 5-vjeçare, një tjetër fëmijë. Të dy u njohën në vitin 2015 dhe u bënë shpejt çift, pasi mirëpritën vajzën e tyre në vitin 2017. Megjithatë, 3 vite më parë në vitin 2019, ata njoftuan ndarjen e tyre, duke shkaktuar pakënaqësi të fansave pasi ishin një çift shumë i shoqëruar.

Mirëpo, marrëdhëniet e tyre edhe pas ndarjes kanë qenë më të mira se kurrë, gjë që nuk e kanë fshehur. Ata u takuan për të kaluar kohë me vajzën e tyre dhe në fakt këtë verë vendosën t’i kalonin të gjithë së bashku pushimet verore në Bahamas.
Pikërisht atëherë edhe Shayk ka postuar një foto me Cooper, ku dukeshin super të buzëqeshur teksa po shijonin pushimet e tyre ekzotike.

Të dy kanë shprehur shumë herë admirimin dhe respektin për njëri-tjetrin. Edhe pas ndarjes ata shprehen se ka një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë, duke i dëshiruar më të mirën fëmijës së tyre. Edhe pse Shayk dhe Cooper u përpoqën të vazhdonin jetën e tyre dhe të hynin në një lidhje të re, gjërat nuk shkuan shumë mirë, pasi ata u ndanë pas një kohe. Shayk u takua me Kanye Ëest pas ndarjes së saj nga Cooper, por sido që të ishte lidhja e tyre, ajo nuk zgjati shumë. Ndërsa në të njëjtën kohë Cooper ishte në lidhje me Huma Abedin, këshilltaren e Hilary Clinton, megjithatë, ende nuk u zhvillua si në një lidhje serioze.

E sot, ku raportimet se çifti duan të jenë bashkë dhe të rrisin familjen janë më intensive se kurrë. Në fund të muajit të kaluar, të dy kanë festuar së bashku Halloween-in dhe kanë shoqëruar vajzën e tyre, ndërsa Irina ka postuar edhe një foto të nxehtë me arushin Cooper.

Në publikimin e ri të Page Six, burime thonë se çifti përmes momenteve familjare që kanë kaluar kanë kuptuar se duan të jenë sërish bashkë dhe po përpiqen të kenë një tjetër fëmijë. Ndonëse të dy nuk po mendojnë për mundësinë e martesës, ata kanë pasur prioritet shëndetin dhe mirëqenien e familjes së tyre, pasi kanë ndryshuar mendje dhe dëshirojnë të jenë sërish bashkë./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit