IPK publikon hulumtimet për 2019

Instituti Pedagogjik i Kosovës po mban konferencën vjetore, ku po prezanton hulumtimet e realizuara gjatë vitit 2019, gjetjet dhe rekomandimet kryesore.

Botimet që po prezantohen janë:  Revista “Kërkime Pedagogjike2019”, nga Drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj.

“Kurrikula e bazuar në kompetenca (përvojat gjatë zbatimit, sfidat dhe mundësitë, si dhe nevojat për

 mbështetje të vazhdueshme të mësimdhënësve)”, nga Selim Mehmeti, hulumtues në IPK.

 “Gjendja dhe zhvillimet aktuale që ndikojnë në cilësinë e arsimit parauniversitar në Kosovë (arsimin e obligueshëm, nivelet I dhe II) nga Ismet Potera, hulumtues në IPK”, nga Ismet Potera, hulumtues në IPK, si dhe  prezantimi i rezultateve të hulumtimit: “Gjendja dhe zhvillimet aktuale që ndikojnë në cilësinë e arsimit parauniversitar në Kosovë (arsimin e obligueshëm, nivelet I dhe II)”, nga Lirije Bytyqi, hulumtuese në IPK.

Konferenca do të jetë një ditore, ndërkaq po marrin  pjesë zyrtarë të Drejtorive Komunale të Arsimit,  drejtor të shkollave, donatorë, koordinatorë  të cilësisë, etj./gazetaScanner/