Sport

Inzaghi merret në pyetje nga policia

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është marrë në pyetje të mërkurën nga hetuesit në lidhje me aktivitetet kriminale, frikësim e dhunë që përfshirë tifozët ultra të Interit por edhe të rivalëve të qytetit ,Milanit.

Prokurorët mund t’i marrin në pyetje po ashtu edhe njerëzit e tjerë të rangut të lartë te Interi si zëvendëspresidentin, Javier Zanetti, ish-mbrojtësin e Zikaltërve, Milan Skriniar, si dhe kapitenin e Milanit, David Calabria, kanë thënë burimet nga gjyqësori.

Emrat e zyrtarëve dhe lojtarëve të të dyja klubeve në këto dokumente vijnë pas pohimeve për “një presion të supozuar” ndaj tyre, si dhe lidhjeve të tyre me ultrasit.

Ky hetim çoi në arrestimin – deri tash – të 19 personave, teksa klubet në fjalë nuk janë nën hetime, por duhet të dëshmojnë që i kanë këputur lidhjet me ultrasit e tyre.