Sport

Inzaghi i preferuari, Liverpool bën listën me tre emra për post-Klopp

By GAZETA SCANNER 1

April 01, 2024

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur anglez, David Ornstein, Simone Inzaghi është njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Jurgen Klopp te Liverpool.

Liverpool do të mbetet pa trajner në fund të këtij sezoni, pasi Jurgen Klopp konfirmoi se do të largohet nga klubi  anglez.

Opsionet e aktuale që dihen për ta marrë stolin e Liverpool janë Ruben Amorim i Sporting Lisbonës, Roberto De Zerbi i Brightonit dhe Simone Inzaghi i Interit.